Analisti Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ ka kërkuar nga SPAK që të nisë menjëherë hetimin për Korporatën e Investimeve Shqiptare pasi siç ai është shprehur është duke u bërë gjëma e madhe me pronat shtetërore.
Ai tha se pritshmëritë dhe pikëpyetjet ndaj këtij institucioni janë të mëdha dhe kërkohen hetime pasi po i kalojnë pronat publike oligarkëve ku po ndërtohet pallate 20-30 katësh.
Sipas tij me këto ritme mund të ngelemi dhe pa Bibliotekë Kombëtare se do ndërtohen kulla.
Nqs kemi korrupsion të thellë bie kryeministri, zv.kryeministri apo kushdo zyrtar tjetër duhet të hetohet dhe të vijë ndryshimi nuk mund të presim derisa të mbarojnë zgjedhjet, drejtësia vijon pa axhendë politike, nuk është në bashkërendim me axhendën politike dhe këtu ngrihen dyshimet pastaj nëse po përdoret SPAK politikisht apo duke vënë në gjumë veten e tij në raport me dosjet.
Jo, objektivisht SPAK sot vazhdon dhe mund të marrë të arrestojë këdo që ka shkelur ligjin nisur nga kryeministri dhe çdo zyrtar nëse ka prova dhe fakte dhe natyrisht që ka sa të duash të tillë të korruptuar.
Kjo është arsyeja pse janë pritshmëritë dhe pikëpyetjet e mëdha paralelisht me spak, sepse po bëhen gjëma me pronat publike të shtetit, pra po bëhen gjëma, dhe njerëzit kanë pritshmëri të mëdha, u krijua Korporata e Investimeve shqiptare, i vendosi dhe një emër sikur kushedi se çfarë do ndodhi aty.
Të gjitha pronat e shtetit janë duke i kaluar oligarkëve në heshtje fare dhe janë duke u bërë 34 katësha, 50 katësha me variantin që mund të mos kemi më fare Bibliotekën Kombëtare pas ca kohësh e cila është te pallati i kulturës. Këtë pallat kulture që e kemi pasur si referencë dhe pse nuk është ndonjë bukuri arkitekturore, ti me këtë fshinë historinë duke bërë aty një kullë.



