Mat, vritet në oborrin e shtëpisë 60-vjeçari

Mat, vritet në oborrin e shtëpisë 60-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Rukaj të Matit gjatë mbrëmjes së djeshme. Mësohet se viktima është Hajredin Lleshi, 60 vjeç.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi Lleshin ndërsa ai ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Dyshohet se autorët kanë komunikuar me viktimën dhe ky i fundit pasi ka dalë nga shtëpia, ka vajtur të shohë se kush e kërkonte nga brenda një automjeti, nga i cili është qëlluar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Pak vite më parë, Hajredin Lleshajt i kishin vrarë edhe vëllain.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa akse rrugore, ndërsa mësohet se autorët janë larguar në drejtim të Rrëshenit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy