Kthimi i emigrantëve në Libi nga anija italiane mund të shkelë ligjin ndërkombëtar

Kthimi i emigrantëve në Libi nga anija italiane mund të shkelë ligjin ndërkombëtar

Një operacion në të cilin një anije italiane shpëtoi më shumë se 100 vetë në Mesdhe dhe i ktheu në Libi mund të ketë shkelur të drejtën ndërkombëtare, tha Kombet e Bashkuara.

Sipas OJQ spanjolle Proactiva Open Arms, "Asso 28", një anije që punon në një platformë nafte në detin Mesdhe, shpëtoi 108 njerëz nga ujërat ndërkombëtare të hënën dhe i çoi në Libi, në vendin e tyre të nisjes.

Nëse kjo konfirmohet, do të përbënte një shkelje të ligjit ndërkombëtar, sipas të cilit emigrantët e shpëtuar në ujërat ndërkombëtare nuk mund të kthehen në një vend ku jetët e tyre janë vënë në rrezik. Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë pranuar se Libia nuk është e sigurt.

Kërkesa e Proactiva Open Arms u mbështet nga Nicola Fratoianni, një politikan italian me Free and Equal, një parti e vogël e majtë, e cila ishte në bord e anijes shpëtuese Proactiva.

Rojet bregdetare të Italisë thanë se aktivitetet e shpëtimit të "Asso 28" u zhvilluan në ujërat e Libisë, jo në ujërat ndërkombëtare dhe u kryen nën koordinimin e rojes bregdetare libiane, e cila menaxhoi tërë operacionin. Rojta bregdetare libiane nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente.

Një zëdhënëse e Proactiva, Laura Lanuza, tha se anëtarët e saj mësuan se shpëtimi ndodhi në ujërat ndërkombëtare sepse anija e tyre ishte afër dhe ata mund të dëgjonin komunikimet në radio mes anijes italiane dhe autoriteteve libiane.

Një zëdhënës i agjensisë së migracionit të OKB-së tha për Reuters se nuk mund të përcaktojë vendndodhjen e shpëtimit. Ai tha se agjencia ende po hetonte rastin, por konfirmoi kthimin e emigrantëve në Libi.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha në Twitter se operacioni "mund të përfaqësojë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare", shkruan "The Guardina".

Dy javë më parë Italia siguroi Gjermaninë se do të vazhdojë të pranojë emigrantë të shpëtuar në det derisa të krijohet një plan i gjerë për shpërndarjen e njerëzve në të gjithë kontinentin. Premtimi erdhi pas lëvizjeve të Matteo Salvinit, ministri i Brendshëm dhe kreu i Lega Nord ekstremit të djathtë, për të bllokuar anijet e shpëtimit nga ankorimi në portet italiane .

Në përgjigje të Proactiva të martën, Salvini nuk përmendi përfshirjen e një anije italiane në këtë incident. Ai shkroi në Twitter: "Rojta bregdetare libiane ka shpëtuar dhe solli 611 emigrantë në orët e fundit. OJQ-të protestojnë dhe trafikantët humbin biznesin? Mirë, ne do të vazhdojmë në këtë drejtim! "

Sipas një marrëveshjeje të diskutueshme midis Italisë dhe Libisë, roja bregdetare e këtij të fundit ka autoritetin për të shpëtuar njerëzit në det dhe për t'i sjellë ata në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy