Rebel Wilson është fejuar me të dashurën Ramona Agruma pas lidhjes për vetëm shtatë muaj, bëjnë me dije burimet për Page Six.
Ylli australian më parë ishte në lidhje me trashëgimtarin e Budweiser dhe themeluesin e Napp's Dairy Free Ice Cream, Jacob Busch, por ata u ndanë në shkurt të vitit 2021 pas rreth një viti së bashku.
Në maj të këtij viti ajo tha në media se ishte "e lumtur në një lidhje".

Aktorja e "Bridesmaids", 42-vjeçe, shtoi se ajo kishte njohur njerëz në aplikacionin e takimeve për të famshëm dhe VIP Raya".

Rreth një vit pas ndarjes së saj me Busch, Wilson zbuloi se ishte lidhur me sipërmarrësin Agruma. Agruma ka një linjë të modës, Lemon Ve Lemon, e cila shet hoods për 200 dollarë.
Menjëherë pas bërjes publike të lidhjes së tyre, çifti shkoi në një udhëtim, duke bërë ndalesa në Itali , Islandë dhe Turqi.




