Bejko: Berisha s’është Trump, krahasimi do t’i kthehet në bumerang. Kreu i PD në prag të gjykimit (VIDEO)

Bejko: Berisha s’është Trump, krahasimi do t’i kthehet në bumerang. Kreu i PD në prag të gjykimit (VIDEO)

Politologu Roland Bejko tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se sa më shumë Sali Berisha ashpërson gjuhën ndaj SPAK-ut, aq më shumë e kuptojmë që drejtësia po i afrohet pikës së nxehtë. Bejko e sheh Metën dhe Berishën në të njëjtën gjatësi vale, kur e etiketojnë SPAK-un si organizatë kriminale. Bejko thotë se qëllimi është deligjitimimi i Prokurorisë së Posaçme, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të arrihet. Politologu thekson se Berisha nuk është Trump, dhe ky krahasim i gabuar do t’i kthehet kryedemokratit në bumerang. 

Drupal Ad

Si Meta dhe Berisha janë në një gjatësi vale, e quajnë SPAK-un organizatë kriminale.  Po t’i shikosh aty brenda mjediseve të SPAK-ut, s’besoj se janë kaq trima apo kaq gjela, që të këndojnë siç këndojnë jashtë këtyre mjediseve. Sepse pushteti i drejtësisë është autonom, dhe kur je fajtor të bën gjëmën. Berisha është i pandehur nga drejtësia dhe është në gjykim dhe s’është si gjithë të tjerët që të ketë qetësinë morale dhe mendore, që t’i kërkojmë një komunikim normal. Sa më shumë e ashpërson gjuhën Berisha, aq më shumë e kuptojmë që drejtësia po i afrohet pikës së nxehtë. Berishës po i ngushtohet laku, dhe jo vetëm Berishës.

Berisha kërkon të inkurajojë mbështetësit e tij, duke deligjitimuar SPAK-un. Tashmë ai e ka të hapur betejën me SPAK-un, kërkon ta mundë SPAK-un, kërkon ta bëjë të implikuar me grupet kriminale, që t’i ulë besueshmërinë SPAK-ut. Unë besoj se s’do të arrijë dot ta delegjitmojë punën e SPAK-ut. Nuk besoj se do kenë fare ndikim Berisha dhe militantët e vet. SPAK-u mbështetet nga SHBA dhe BE. SPAK-u ka mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA-ve, dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. 20 veta që kishte Berisha te ‘rruga e shpresës’, dhe ata 20 që transporton te SPAK-u, edhe 1000 të dërgojë, s’do influencojë në vendimin e drejtësisë.

Berisha pretendoi se të dhënat ia kanë dhënë shërbimet e huaja. Shërbimet e huaja të SHBA-ve, Britanisë, BE-së, me Berishën nuk komunikojnë. Se kush ia ka dhënë, Kina, India, Irani, le ta thotë z.Berisha. Materialet që ka SPAK-u janë shumë më të thella dhe të azhornuara se sa politikanët shqiptarë. Nuk është çudi që persona të caktuar ta informojnë Berishën, sepse ka qenë në kohë të gjatë në pushtet, por kjo s’do të thotë se Berisha është shteti. Shtetin s’e ka në dorë as Rama dhe Berisha. Tërbimi i tyre është se po u largohet ky lloj informacioni dhe burimesh që s’kontrollohen nga këta dhe përdoren kundër tyre. Politikisht do doja që të jetë i lirë Berisha, që mos i jepet alibi që të thotë këto zgjedhje i humba sepse më penguan.

Berisha s’është Trump, është i ezauruar, i mbaruar, është në prag të gjykimit. Në Amerikë po fitoi Presidenti, drejtësia e ngrin procesin dhe nuk gjykohet në detyrë. Në Shqipëri është krejt ndryshe. Krahasimi me Trump-in është i gabuar dhe ka për t’iu kthyer në bumerang. Nuk krahasohet me Trump-in, sepse Trumpi krijoi frymë, Berisha është liliput para fuqisë së Trump”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy