Gjatë një interviste për YouTube, si pjesë e një projekti të organizuar në bashkëpunim me Euronews, Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se vendimi i Britanisë për tu larguar nga BE-ja ka reflektuar me probleme brenda Britanisë së Madhe si dhe në çështje Evropiane.
Pasi britanikët votuan në qershor për shkëputje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë përballur me probleme për ruajtjen e unitetit mes vendeve lindore të cilat kërkojnë reduktimin e kompetencave qendrore që mban Brukseli si dhe të strukturave burokratike.



