Dita e Verës/ Atmosferë festive në Elbasan, bien shitjet e ballokumeve (VIDEO) 

Dita e Verës/ Atmosferë festive në Elbasan, bien shitjet e ballokumeve (VIDEO) 

Një atmosferë festive mbizotëron sot në qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës, qytet ku ka rrënjët kjo festë pagane. Në një raportim për Mcn Live gazetari Enes Memolla bën me dije se në Elbasan kanë ardhur për të festuar edhe persona nga qytetet më të afërta, si Pogradeci, Korça, por edhe Berati.

Krasta është destinacioni ku shumë qytetarë vijojnë traditën e organizimit të piknikëve në natyrë. Në Elbasan çmimi i ballokumeve ka mbetur i njëjtë, 80 lekë të reja, por shitësit ankohen se nuk kanë aq shumë shitje sa vitet e kaluara.

Ndërkaq, një qytetare elbasanllije shprehet për Mcn: “Organizimi është shumë i bukur. Është një festë tradicionale që feston Elbasani. Uroj shëndet, mbarësi!”  

Pritet që sot Elbasanin ta vizitojë edhe kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha.

 

Aktivitetet që do mbahen ditën e sotme në Elbasan

Parada e Karnavaleve, Bulevardi “ Aqif Pasha” ora 09.00

Koncert për fëmijë “ Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “ Gensher” ora 10.00

Panairi i Zejeve, Lulishtja “ Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00

Ekspozitë : “ Elbasani nën penel”, Sheshi “ Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00

Arena e Sportit, Stadiumi “ Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30

Koncert festiv: Diell n’elbasan”, Sheshi “ Gensher” ora 11.00 – 12.30

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy