Zgjedhjet lokale më 12 tetor/ Ramabaja: Shkas për ndryshim rrënjësor të procesit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas kësaj date

Zgjedhjet lokale më 12 tetor/ Ramabaja: Shkas për ndryshim rrënjësor të procesit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas kësaj date

Në mes të debatit mbi ngërçin politik në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, sipas analistit Sadri Ramabaja, i ftuar në emisionin “MCN Live”, kjo datë nuk përbën domosdoshmërisht një zgjidhje për krizën politike.

 Përkundrazi, ai e sheh si një pikë kthese që mund të çojë drejt një ndryshimi rrënjësor në pozicionimin politik dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas kësaj date.

Janë dy proces te ndryshme megjithatë, por edhe mund te jete shkas për dalje nga procesi politik që është futur Kuvendi, si strukturë politike. 

12 tetori është datë që do të përballen partitë politike së paku në 7 qendra kryesore të Kosovës dhe mund te jetë shkas pastaj edhe për një ndryshim rrënjësor të pozicionimit edhe ne zgjedhje te jashtëzakonshme që sipas gjykimit tim, mund të mbahen fill pas datës 12 tetor. 

Ramabaja paraqiti tri skenarë të mundshëm që mund të çojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme bashkë me ato lokale më 12 tetor, por të cilët, sipas tij, nuk mund të realizohen pa një vullnet të përbashkët politik.

Çështja është se a mund te përputhen procedurat kushtetuese dhe sipas njohësve të këtyre procedurave do të mund te ishin tre skenarë te mundshëm, që do të krijonin mundësi që zgjedhjet të mbaheshin me 12 tetor. 

Skenari i parë: Shpërndarja e Kuvendit deri më së largu më 2 shtator. Kjo do të kërkonte vazhdimin e mbledhjeve të Kuvendit çdo 48 orë, në një proces që cilësohet si  "lojë tragjikomike".

Skenari i dytë: Dështimi për të formuar qeverinë pas konstituimit të Kryesisë së Kuvendit brenda afatit prej 60 ditësh, duke çuar në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme më së largu deri më 4 korrik.

Skenari i tretë: Dështimi i dyfishtë, si i mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe i ndonjë kandidati nga opozita që do të përpiqej të formonte qeverinë, duke detyruar kështu përfundimin e procesit deri më 2 shtator.

Në përfundim, Ramabaja thekson se pa konsensus politik, asnjëri nga këto skenarë nuk është i realizueshëm, dhe rrjedhimisht, është e pamundur që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen njëkohësisht me ato lokale më 12 tetor.

Interesi kryesor i pozitës është që së pari të mbahen zgjedhjet lokale, dhe më pas të shkohet drejt zgjedhjeve parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy