Benefitet e lule radhiqes në organizëm/ Herbalisti Gjeçi: Konsumimi i rrënjëve të saj vret qelizat kancerogjene në zorrë

Benefitet e lule radhiqes në organizëm/ Herbalisti Gjeçi: Konsumimi i rrënjëve të saj vret qelizat kancerogjene në zorrë

Për mijëra vjet, luleradhiqja ka qenë pjesë e shumë kurave bimore për shëndetin e njeriut. 

Luleradhiqja është jashtëzakonisht e pasur me ushqyes, karotenoide, vitamina, minerale dhe antioksidantë, të cilët kanë një ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit të organizmit.

Herbalisti Irfan Gjeçi, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thekson se përdorimi më i zakonshëm i lule radhiqes është në formën e çajit.

Lule radhiqja është përdorur prej shumë vitesh, sidomos nga gratë e moshuara, dhe përfitimet e saj janë të njohura gjerësisht. 

Megjithatë, për të përfituar sa më shumë nga kjo bimë, është e rëndësishme të përdorim pjesë të caktuara të saj, siç janë rrënjët. 

 Sipas tij, kjo bimë ka veti të fuqishme pastruese dhe ndihmon në eliminimin e qelizave kancerogjene, veçanërisht ato në zorrë, kur përdoret në formën e çajit nga rrënjët e saj.

Këto rrënjë, përmbajnë substanca të hidhura që, përmes një përdorimi të rregullt, mund të luftojnë qelizat kancerogjene

Vetitë shëruese të lule radhiqes janë të njohura, por ato janë më të fuqishme kur përdoren në formën e ekstraktit të rrënjës. 

Këto substanca janë të afta të vrasin qelizat kancerogjene të zorrës brenda 48 orëve.

Për ta përgatitur çajin, përdoret një sasi prej rreth 20 gramë rrënjë lule radhiqe, e cila zihet dhe përdoret si çaj. Një lugë çaji i marrë çdo ditë mund të ketë efekte të dobishme. 

Është e rëndësishme të theksohet se ruajtja e ekstraktit kërkon kushte të veçanta, pasi duhet përdorur një vaj ulliri të sigurt dhe të pastër për të mbajtur aktivitetin terapeutik të rrënjës.

Përgatitja e ekstraktit të lule radhiqes mund të bëhet edhe në mënyrë më të thjeshtë, duke e ngrohur në vaj ulliri dhe duke e kthyer disa herë për të siguruar që të gjitha substancat aktive të ruhen. 

Edhe pse metoda e përgatitjes në laborator është më e efektshme, përdorimi i çajit gjithashtu ka përfitime për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Herbalisti rekomandon që ky çaj të konsumohet për një periudhë 4-mujore, veçanërisht për ata që kanë probleme me pankreasin, mëlçinë, apo vuajnë nga astma, kolestreroli dhe gurët në veshka. 

Për ata që kanë kancer ose tumore, konsumi i çajit mund të ketë efekte pozitive dhe mund të ndihmojë në kontrollin e zhvillimit të qelizave kancerogjene.

Është e rëndësishme të theksohet se edhe pse ka rezultate të mira në laborator, përdorimi i lule radhiqes si pjesë e një diete të përditshme mund të ofrojë mbështetje të vlefshme për shëndetin e përgjithshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy