“Rilindja” e PD-së, Kalemaj: Nuk kemi të bëjmë me garë, Basha duhet të zgjedhi një stil lideri (VIDEO)

“Rilindja” e PD-së, Kalemaj: Nuk kemi të bëjmë me garë, Basha duhet të zgjedhi një stil lideri (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar ‘rilindjen’ e PD-së së Bashës për të cilën u shpreh se ky i fundit duhet të zgjedhë një stil lideri. Ai tha se sa i përket të zgjedhurve nuk kemi të bëjmë me garë dhe hapje, ndërsa theksoi se kjo vjen dhe për faktin se sot në PD kanë mbetur vetëm 10 deputetë.

Fakti që PD e vulës në këtë rast apo zyrtare u rithemelua dhe njëherë është një lajm i mirë për mbështetësit e vulës aktuale, është një lajm i keq për ata që kërkojnë bashkimin e gjithë faktorit demokrat për të dalë përballë qeverisjes së Ramës. Kështu që ky rithemelim për të disatën herë, shpresojmë që Basha të ndjekë një stil lidershipi, dhe e dyta konfirmon se mund të ketë zgjedhje të hershme, ky do ishte lajm nëse do kemi zgjedhje në maj, po ashtu pamë se në listën e sekretarëve të propozuar të Bashës tregon se kemi përpjekje për të futur në shinat e saj një reformë zgjedhore e cila do kërkonte dhe dakordësinë me 3/5 në kuvendin e Shqipërisë. Këto janë lajmet që dalin në pamje të parë. Prapë nuk kemi të bëjmë me hapje, me garë dhe në këtë skenar s’kemi asgjë të re, por dhe për shkak të djerrjes së PD e cila sot ka mbetur vetëm 10 deputetë dhe për këtë arsye duke pasur mangësi në emra pritej të kishim një lëvizje të tillë për të ri konfirmuar këta emra.

Ndërsa referuar bashkëpunimit të Berishës me Bardhin, Kalemaj tha se ky i fundit e ka mjaft të vështirë një bashkëqëndrim të tillë.

Deri diku është një ndryshim mekanik dhe do parë nëse do kemi një grup parlamentar të PD pasi gjasat janë që ky grup parlamentar ta mbajë për shkak të teknaliteteve. Basha dhe këta krijojnë një tjetër grup. Ajo që duket është se kemi një përfaqësim të lartë politik kundër Bashës. Nesër mund të shohim dhe Bashën me Berishën prapë bashkë sepse në politikë çfarë nuk është thënë, por ajo që duket është se Bardhi e ka të vështirë në këtë bashkim sepse Berisha këmbëngul të jetë ai kryetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy