Avokati Redon Meksi mohoi të ketë një projekt që lëvizja që po proteston sot të kthehet në një parti politike, pasi protestuesit kanë pikëpamje të ndryshme ideologjike. Duke folur në emisionin “Arnautistan” Meksi tha se protesta do të vazhdojë, pasi nga xhirot njëorëshe të Lulzim Bashës në bulevard nuk u prodhua ndonjëherë rezultat.
Është një e drejtë kushtetuese që ne e kemi të parashikuar dhe gjithashtu është parashikuar nga Karta e të Drejtave të Njeriut, ka vendime të Gjykatës së Strasburgut. Një nga përkufizimet e lirisë së tubimit është që unë qëndroj aty pa afat deri sa të plotësohen kërkesat. Sepse me ato xhirot një orëshe i kemi parë rezultatet nga Luli. Pres të plotësohen kushtet apo të merren masat. Të jepen garanci ligjore, jo me afate dy ditore. Nesër pasi mbaroi protesta, ky mund t’i ndryshojë pas një javë. Ne s’kemi opozitë përballë, nëse do kishim opozitë përballë s’do kishte nevojë të dilnim ne. Vetë kryeministri që kemi sot ka qenë në 2009 duke bllokuar ato rrugë. Kemi parë dëmin, se kemi parë kryeministrin si reagon. Nuk është më mirë, flet për rusë, për alienë, për Putinin që paska ardhur nga mbrapa!”
Meksi tha se Rama dhe Veliaj janë fituar sepse s’kanë pasur kundërshtarë përballë, ndërsa nuk i sheh si alternativë qeverisëse Berishën dhe Metën.
Rama dhe Veliaj s’kanë armik përballë. Kanë pasur Lulin, me Lulin edhe ne të dy fitojmë. Nuk e besoj as këtë që Berisha dhe Meta e mundin Ramën. Nuk i bën mirë Shqipërisë të vijnë Meta me Berishën në pushtet”.



