Drejtori i CIA-s zhvillon një bisedë urgjente me Putin

Drejtori i CIA-s zhvillon një bisedë urgjente me Putin

Drejtori i CIA-s, Bill Burns zhvilloi një bisedë të rrallë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e kaluar, për të përcjellë shqetësimet "serioze" të SHBA-së rreth vendosjes së ushtrisë ruse përgjatë kufirit ukrainas dhe për të tentuar të kuptojë qëllimet e tyre, thanë dy burime për CNN.  

CNN raportoi të premten se vizita e Burns në kryeqytetin rus u zhvillua në një kohë kur shqetësimi është rritur midis disa zyrtarëve amerikanë për mundësinë e një ndërhyrjeje të zgjeruar ushtarake ruse në Ukrainë.

Një burim i tha CNN se SHBA "është shumë e shqetësuar" në lidhje me forcimin e Rusisë, duke shtuar: "Do të ishte marrëzi që ne të mos shqyrtonim mundësinë e një pushtimi".

I pyetur për temat e prekura gjatë kësaj bisede telefonike, Peskov tha se ato ishin “Marrëdhëniet dypalëshe, situata e krizës në praktikën diplomatike dhe shkëmbimi i pikëpamjeve për konfliktet rajonale”.

“Sigurisht që u përmendën edhe çështjet e sigurisë kibernetike”, shtoi Peskov.

Vlerësimet mbi motivet e Rusisë ndryshojnë shumë brenda administratës, disa burime thanë për CNN se besojnë se Rusia mund të përgatitet për një pushtim, ndërsa të tjerë thonë se po kryejnë një stërvitje, ose thjesht po përpiqen të frikësojnë Ukrainën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy