Shtyhet për në 25 nëntor seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin

Shtyhet për në 25 nëntor seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” për të cilin janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është shtyrë për në 25 nëntor.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se shtyrja e seancës është bërë për shkak të shkeljeve të afateve me 10 ditë që nga dita e hedhjes së shortit të çështjes, nga ana e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndër të tjera Gjokutaj tha se prania e klientit të tij në seancat paraprake dhe proceduriale nuk është e nevojshme.

Gjykata ka shkelur afatin 10 ditor të njoftimit nga dita e shortimit të çështjes.

Për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.

U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku dhe u ndërpre për të na dhënë kohë.

Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes pastaj vendimmarrja i takon gjykatës.  

Prej një viti ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie” i akuzuar lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Në cilësinë e kryeministrit asokohe, Berisha akuzohet ka kryer veprime aktive dhe ka dhënë urdhra konkretë për konkludimin e procedurave të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, në favor të dhëndrit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy