Ilir Meta, tashmë President i zgjedhur i vendit, ka folur për herë të fundit përpara simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj forca politike, duke dhënë dhe një këshillë të fundit për ta.
“LSI duhet të jetë forca që mban fjanë dhe të ardhmen”. Kjo ishte këshilla që Meta u dha anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, duke shtuar se edhe me largimin e tij, ata kanë për detyrë që ta kthejnë këtë forcë politike në një forcë madhore që mban në këmbë stabilitetin e vendit dhe kërkon ta çojë atë drejt BE-së.
Nga ana tjetër, Ilir Meta u ka kujtuar të gjithë të pranishëmve në Koventën Kombëtare të LSI-së, rrugën e vështirë nga ku ka kaluar kjo forcë politike, që me nisjen e saj.
Në punimet e Konventës Kombëtare, duke vlerësuar në nivele maksimale rolin që LSI ka luajtur që nga periudha e krijimit, ai kujton vështirësitë që kjo forcë ka kaluar.
Meta kujton koalicionin me PD, i cili sipas tij ka qenë i vështirë, por edhe kushtin që i ka vendosur Ramës, për tu bashkuar sëbashku, duke i kërkuar miratimin e tre ligjeve të integrimit.
"Pavarësisht nga padrejtësia, nga klima e presionit shantazhit, ne arritëm të mbijetonim në 2009 në ato zgjedhje që treguan problemet me të cilat ndeshet demokracia, por u bëmë edhe faktor stabiliteti dhe përshpejtimi të integrimit europian të Shqipërisë.
Jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vështirë të koalicionit të LSI me PD, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shpërbyer stabilitetit dhe degradimit. LSI ka një rol kyç në liberalizimin e vizave dhe ishte koha e duhur për të fituar qytetarët shqiptarë. Ashtu sikurse ju e mbani mend vendimin tonë të drejtë pas përfundimit të marrvëshjes me PD për të kaluar në opozitë duke i bërë shërbim demokracisë duke garantuar një rotacion paqësor të pushtetit. Por ju ndoshta keni harruar një fakt të rëndësishëm që i vetmi kusht që LSI i vendosi Ramës për tu shkëputur nga PD ishte votimi i tre ligjeve që kishin të bënin me integrimin e vendit dhe marrjen e statusit më von.
Duhet të kujtojmë se koalicioni me PD nuk ka qenë i lehtë, por ne jemi krenarë që i qëndruam marrëveshjes. Kur ka qenë në pikëpyetja marrëdhënia e Shqipërisë me NATO, LSI ka vendosur kushtet e saj për të vendosur marrëveshjen euroatlantike të Shqipërisë", deklaroi Meta.



