Rezultatet deri në orën 14:00/ PS kryeson me 74 mandate

Rezultatet deri në orën 14:00/ PS kryeson me 74 mandate

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij.

Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numërimi drejt mbylljes, mbeten vetëm 512 kuti për rezultatin përfundimtar.

Ora 14:00 - Janë numëruar 4922 qendra votimi nga 5199 në total. PS prin me 48.65% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.87% dhe PSD 2.25%. PS ka 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandat.

Ora 13:00 - Janë numëruar 4885 qendra votimi nga 5199 në total. PS prin me 48.65% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.87% dhe PSD 2.25%. PS ka 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandat.

Ora 12:35 - Janë numëruar 4865 qendra votimi nga 5199 në total. PS prin me 48.65% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.87% dhe PSD 2.25%. PS ka 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandat.

Ora 12:00 - Janë numëruar 4851 qendra votimi nga 5199 në total. PS prin me 48.65% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.87% dhe PSD 2.25%. PS ka 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandat.

Ora 11:00- Janë numëruar tashmë 4803 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 32164 vota ose 2.26 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Ora 09:51- Janë numëruar tashmë 4736 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandat.

Ora 09:20- Janë numëruar tashmë 4728 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%.

PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandat.

Ora 08:00- Kanë mbetur vetëm 512 kuti për t’u numëruar me votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit.

Deri tani PS ka 48.63%, PD 39.38%, LSI 6.91% dhe PSD 2.24%.

Si pole PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër kanë një diferencë 2.4%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy