Shtatë frutat “dimërore” që duhet të konsumohen (VIDEO)

Shtatë frutat “dimërore” që duhet të konsumohen (VIDEO)

Ushqimi i shëndetshëm, suprat, sallatrat dhe veçanërisht frutat janë menuja ditore për cdo kënd në stinën e dimrit.

Por mjekët fokusojnë këshillat e tyre tek frutat, për shkak të shumëllojshmërisë së vitaminave që ato përmbajnë. Për ta, 7 janë llojet e frutave kryesore që çdokush, kryesisht fëmijët duhet të konsumojnë përgjatë dimrit. Përzgjedhja e tyre është vërë mbi përmbajtjen e vitaminës C, si parandaluesja kryesore e virozave të stinës.

Në krye të listës qëndron portokalli, i cili përmban 1 gram protein, 3 gram fibra dhe shumë vitaminë C.

Më pas, shegët që ofrojnë një dozë të shëndetshme antioksidantësh. Të pasura me fibra dhe kalium, një kokërr shegë të siguron 1 gram proteina dhe 4 gram fibra.

Mandarinat kanë të njëjtat vlera si portokalle, por më pak fibra.  

Më pas renditen boronicat që kanë 4 gram fibra dhe aspak yndyrna.

Qitrot, dardhat dhe hurmat konsiderohen si fruta të domosdoshmer për shkak të nivelit të lartë të fibrave dhe proteinave që kanë, duke mbrojtur organizmin nga sëmundjet dhe duke forcuar imunitetin.

Mjekët rekomandojnë që këto 7 lloje frutash të konsumohen veçanërisht deri në muajin janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy