
Dalin detaje të reja në lidhje me gomonen me drogë që u kap dje nga autoritetet greke në afërsi të ishullit Gea. Sipas policisë greke, skafi me 1,6 tonë drogë (fillimisht u raportua për 2 tonë, por matjet nuk ishin kryer ende) është ndjekur për rreth 24 orë.
Mediat greke e përshkruajnë këtë si operacionin më të madh në historinë e rojës bregdetare greke.
Sipas tyre, të arrestuar janë 10 persona, mes të cilëve edhe tre qe ishin ne bordin e skafit.
Te arrestuarit janë 6 shqiptarë, 2 italianë, një grek dhe një bullgar, ndërsa po kërkohen pjesëtarë të tjere të rrjetit.



