Një burrë u vra mëngjesin e sotëm pasi hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë në zonën e ambasadës izraelite në kryeqytetin e Jordanisë, në Ama.
Mediat lokale raportojnë se tre anëtarë të shërbimeve të sigurisë u plagosën.
"Një person hapi zjarr ndaj një patrulle që vepronte në zonë. Burri, i ndjekur dhe i rrethuar, filloi të qëllonte mbi forcat e sigurisë, të cilët u kundërpërgjigjën”, bënë me dije autoritetet.
Protestat kundër ambasadës izraelite janë zhvilluar rregullisht vitet e fundit në lagjen Rabieh në veriperëndim të kryeqytetit jordanez.



