Shqiptarët e dikurshëm në manifestimet e 1 Majit në Australinë e largët (FOTO)

Shqiptarët e dikurshëm në manifestimet e 1 Majit në Australinë e largët (FOTO)

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka publikuar në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” dy foto të vitit 1948. Në to paraqiten shqiptarë të mërguar në Australi duke parakaluar me flamuj shqiptarë nëpër duar gjatë festimit të "1 Majit", viti 1948.

“Në vitin 1886 punëtorët në ShBA punonin deri në 16 orë në ditë! Kjo u bë e papërballueshme saqë ata nisën të ngrenë zërin për uljen e ditës së punës në 8 orë. Nën presionin e grevave, presidenti Andrew Jonson miratoi një ligj që plotësonte kërkesën e punëtorëve, por ishte biznesi ai që nuk bindej.

Më 1 maj punëtorët në qytetin industrial Çikago nisën grevën.

Një lëvizje e udhëhequr nga Albert Pearsons mblodhi më shumë se 80 000 punëtorë. Nuk mbeti me kaq. Pasuan përballjet. Konflikti u përhap në qytete të tjera dhe përfundoi duke ndaluar më shumë se 400,000 punëtorë në 5,000 greva të njëkohshme. Kishte përplasje mes punëtorëve dhe policisë.

Si qeveria ashtu edhe sektori i biznesit besonin se ishin në fillimin e një revolucioni anarkist. Ditët në vijim shumë punëtorë vdiqën, ndërsa në ditën e katërt një bombë shpërtheu kundër policisë, ngjarje që njihet si "sulmi Haymarket". Më 21 qershor filloi gjyqi për 31 punëtorë të akuzuar për konfliktin. Dy prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm, 1 deri në 15 vjet punë të detyruar dhe pesë me vdekje duke u varur. Këta u bënë Dëshmorët e Çikagos dhe në përkujtimin e tyre 1 maji u shpall Dita Ndërkombëtare e Punës. Foto: AQSH.", thuhet në postimin e DPA-së kushtuar 1 Majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy