Australia i jep 100 milionë dollarë ndihma ushtarake Ukrainës

Australia i jep 100 milionë dollarë ndihma ushtarake Ukrainës

Australia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 100 milionë dollarësh.

Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake.

Sipas Marles, 50 milionë dollarë nga kjo shumë do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, 30 milionë dollarë për dronë dhe 15 milionë të tjerë për pajisje si helmeta, varka, maska dhe gjeneratorë.

Ministri australian tha se Ukraina dhe populli i saj kanë duruar më shumë se dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy