Kryeministri Rama deklaroi se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave për vendin, çka solli një reagim të Ministrisë së Jashtme të Sofjes, që i konsideroi deklaratat anti-bullgare dhe provokime.
Mbi zhvillimet e fundit analisti Anton Panchev, deklaroi përmes një lidhjeje skype në MCN TV se është e çuditshme për Bullgarinë që të dëgjojë deklarata të tilla nga një vend që konsiderohet mik. Panchev vë në dukje se Sofja i pret deklarata të tilla nga Shkup dhe Beogradi, por kurrsesi nga Tirana.
Ne në bullgari mendojmë që Shqipërinë e kemi shtet mik. Është e çuditshme për ne që po dëgjojmë deklarata që fajësojnë Bullgarinë nga një vend mik. Ne presim diçka nga Vuçiçi nga Shkupi, por jo nga Tirana. Sepse dihet që s’kemi asnjë problem, kemi marrëdhënie të mira që duhen zhvilluar më tej. Bullgaria kërkon thjesht marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit, kur jemi në një situatë tepër të vështirë. S’mund të pranojmë deklarata të tilla në lidhje me të kaluarën. Ne kemi menduar që e kemi zgjidhur çështjen edhe me Shkupit. Duhet të përmbahemi, nuk duhet të flasim me akuza, të hedhim fajin te të tjerët. Bullgaria kërkon marrëdhënie shumë të mira, me Shqipërinë kryesisht. Kemi agresionin serb ndaj disa shteteve jo vetëm Kosovës. Duhet të kërkojmë zgjidhje të përbashkëta, kur e dimë që do kemi një dimër të vështirë, ku do mungojnë resurset energjitike. S’duhet të merremi me deklarata të tilla, duhet të parandalojmë rreziqet. Lufta në Ukrainë është një rrezik i madh për rajonin. Të gjithë duhet të punojmë së bashku me institucionet e BE për tejkalimin e problemeve”.
I pyetur nëse ka dijeni që të jetë thirrur për shpjegime ambasadorja shqiptare në Bullgari, Panchev shprehet:
Nuk e dinë nëse e kanë thirrur ambasadoren shqiptare në Sofje. Ambasada shqiptare në Sofje është shumë aktive, ka diplomatë shumë të aftë. Unë mendoj që të gjithë palët duhet të përmbahen, të mos ketë me deklarata të tilla. S’duhet të bëjmë stuhi me deklarata të ndryshme”.



