Shkarkimi i kreut të ALUIZNI-t në Berat, Rama tregon “luftën më të vështirë të një qeverie në 27 vite” (VIDEO)

Shkarkimi i kreut të ALUIZNI-t në Berat, Rama tregon “luftën më të vështirë të një qeverie në 27 vite” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar edhe njëherë ‘luftën’ që i ka shpallur armiqve të administratës, që sipas tij janë përtacët dhe grabitqarët.

Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shfaqet kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame sa i takon rastit të denoncimit publik të një të moshuare në Berat për një problem me legalizimet, gjë që solli edhe shkarkimin e drejtorit dhe ‘shkrirjen’ e këtij institucioni.

Rama theksoi se nuk ka rrugë tjetër, përveçse me popullin, pse jashtë pagesave të shtetit.

MESAZHI I RAMES
Ky është rezultati logjik i një historie që nisi me ankesën e një gruaje 80-vjeçare. Dhe mesazhi i këtij rezultati duhet të jetë i qartë për të gjitha drejtoritë dhe zyrat që u shërbejnë qytetarëve: O me popullin dhe për popullin o jashtë librit të pagesave të shtetit! Kjo është ndoshta lufta më e vështirë që një qeveri ka hapur në këta 27 vjet dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta fituar, por në katër vitet e ardhshme s’do të ketë një minutë të vetëm paqeje mes koalicionit tonë me njerëzit e zakonshëm dhe parazitëve e grabitqarëve në zyrat e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy