
Duke folur në MCN Live mbi sulmet kibernetike ndaj bankave në Shqipëri, eksperti i IT Besmir Semanaj thekson se qytetarët nuk duhet të bien pre e panikut, nga mungesa e informacionit të institucioneve shtetërore.
Semanaj thotë se nuk kemi të bëjmë me prekjen e llogarive bankare të qytetarëve, pasi është cenuar infrastruktura IT dhe jo ajo core bank.
Semanaj vë në dukje se qytetarët duhet të vazhdojnë t’u besojnë bankave, pasi paratë në banka janë më të sigurta se mbajtja e tyre poshtë jastëkut.
Çdo institucion, çdo pajisje teknologjike e zgjuar është e hakerueshme ose është potencialisht në rrezik. Një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ka rënë pre e hakërimit. Më shumë se hakërimi më shqetëson përhapja e panikut. Aktualisht panikun po e hapin institucionet shtetërore. Në momentin që brenda një jave kemi 3 deklarata kontradiktore, ishte defekt teknik, pastaj që shërbimet u kthyen, dhe pasi kemi një deklaratë nga hakerat pranohet hakërrimi, por sërish flitet për një hakërrim të pjesshëm. Këto institucione merren me median, mundohen të intimidojnë personat që dritaren e vete kanë Facebook apo Linkedin. Kemi një black out mediatik.
Unë besoj dhe mendoj që nuk kemi të bëjmë me prekjen e llogarive bankare, por kjo se minimizon situatën. Duhet të jemi të shqetësojmë për gjërat që s’janë të vogla që të parandalojmë edhe gjërat e mëdha. Por sërish do t’u bëja thirrje qytetarëve mos bini pre e panikut të përhapura nga institucionet shtetërore me mungesën e informacionit. Infrastruktura IT e një banke është cenuar maksimalisht. Infrastruktura IT është cenuar, por jo infrastruktura core bank. Nga infrastruktura IT mund të nxirren raporte dhe të dhëna qytetarësh, por nuk mund të preken llogari qytetarësh.
Nuk është problemi kryesor që është sulmuar një bankë, por që ka kaluar 6 muaj dhe s’kemi një drejtues institucioni që të dalë dhe të flasë për publikun. Këtë çështje duan ta kalojnë pa bërë zhurmë. Nuk është turp të hakërohesh. Në Shqipëri këtë fazën e parë të hakërrimit e shohin si fazën e parë të Covid-it ku u vinte turp të thoshin jemi me Covid. Të paktën të bëhej një konferencë për media ku të pranoheshin edhe pyetje. Institucionet shqiptare aktualisht kanë humbur totalisht besueshmërinë te qytetarët shqiptare. Institucionet shtetërore shqiptare për 6 muaj thjesht kanë gënjyer hap pas hapi qytetarët. Në momentin që dalin informacionet nxjerrin një gënjeshtër tjetër.
Bankat janë sistemet më të sigurta në Shqipëri, kanë investuar sasinë më të mëdha për mbrojtjen kibernetike. Nëse na çedojnë bankat, vaj medet halli në çfarë gjendje do jemi me institucionet e tjera. Nga mënyra se si nxjerrin informacionet, nga mënyra si e mbajnë të karikuar situatën, duhet të kenë konsulentë shqiptarë. Ne jemi në luftë. Të vetmit që s’e kanë kuptuar që jemi në luftë janë institucionet shqiptare. Qytetarët duhet të vazhdojnë t’u besojnë institucioneve të sistemit bankar. Përsëri janë institucionet më të mbrojtura. Një para në bankë do jetë më e sigurt se sa poshtë jastëkut. Nuk duhet të humbin besimin te bankat, përse institucionet shtetërore nuk dalin të largojnë panikun”.
Semanaj tha se investimet në cyber security nuk kanë asnjëherë të mjaftueshme.
Nëse ka një institucion që e kupton rëndësinë e cyber security janë bankat. Por investimet në cyber security asnjëherë nuk mjaftojnë. Investimi duhet të jetë aq i lartë sa kostoja e sulmuesit të jetë e papërballueshme. Nuk je asnjëherë 100 për qind i mbrojtur. Duhet të shtohen investimet te trajnimet. Duhet të kemi institucione kontrolluese dhe infrastrukturë që nuk ndikohet nga politika, dhe deklaratat nuk i bën politike por teknike.



