
Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, me këtë thirrje po synohet që Kosova të bojkotojë produktet serbe. Fushata, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve që të mos blejnë produkte të importuara nga Serbia. Megjithatë, importi nga Serbia ka qenë i lartë edhe vitin e kaluar, teksa sipas Skënder Krasniqit kryetar i Odës Afariste të Kosovës, Sebia po mundohet të subvencionoj produktet që hyjnë në Kosovë më çmime më të lira se tregu.
Lidhur me këtë, Krasniqi, tha në “MCN economy”, se Kosova duhet të sanksionojë përmes taksave shtesë që të mos futen në treg me ato çmime.
Ajo që po ndodh është se shteti i Serbisë po subvencionin këto produkte që hyjnë në Kosovë me çmime shumë më të lira se produktet tjera dhe kjo është ajo që po e dëmton Kosovën, për shkak se Kosova nuk po e përdor veprimin e reciprocitetit që do duhej ta vendos në mënyrë që produktet që suvcencionohen nga Serbia për të ardhur shumë më lirë në tregun tone se në atë serb, do duhej që sanksionohen dhe të futen ne taksa shtesë sepse kjo është e ndaluar të bëhet.
Megjithëkëtë, Krasniqi thotë se shumë nga marketet në Kosovë kanë filluar të bojkotojnë produktet serbe dhe rasti më i fundit është heqja e monopolit të coca-colës na Serbia dhe pranimit të asaj nga Shqipëria.
Kanë filluar edhe marketet e ndryshme të mos përdorin produkte serbe, dhe kjo ndikon shumë pozitivisht për shkak se këto markete po kanë frekuentim më të madh të produkteve serbe, veçanti po flasim për produktin e coca colës, sepse Kosova ka pas problem me këtë.
Disa markete kane tentuar të marrin colën nga Shqipëria, sepse cola i ka dhënë më shumë prioritet që ti sjell nga Serbia më shumë sesa nga Shqipëria, ka pasur një sfidë , sepse me rezolutën 1244 ishte ndaluar sjelljen e colës nga Shqipëria por qe gjykata i ka dhënë të drejtë edhe shteti i ka hequr te drejtën e monopolit që vetëm nga Serbia të vijë ai produkt.
Kjo ka ndikuar pozitivisht por edhe në shumë produkte të tjera.
Sipas Krasniqit, Kosova nuk kanë investuar mjaftueshëm në fuqizimin e prodhimit vendor, edhe për shkak të politikave jo të mira ekonomike por edhe për shkak të marrëveshjeve të Kosovës, me politikat ekonomike ndërkombëtare.
Ne mund të kemi disa produkte që janë avantazh me Serbinë, por problemi është Se Kosova nuk ka investuar mjaftueshëm në fuqizimin e prodhimit vendor, për shkak të politikave jo të mira, por edhe për shkak të marrëveshjeve të cilat Kosovë i ka nënshkruar me CEFTA-n, në kuadër të CEFTA, në kuadër të MSA, dhe tash në kuadër të Turqisë. Fatkeqësisht, politikat ekonomike të Kosovës, kanë qenë tepër të jo favorshme për të fuqizuar prodhimin vendor, dhe si rezultat i kësaj, ne akoma kemi raportin 90 me 10 për import dhe 10% për eksport.
Te marrëveshje e CEFTA-s është dashur ti mbrojmë shumë produktet tona ndërkohë që nuk është mbrojtur asnjë produkt.
Krasniqi thotë më tej se politika po përkrah nismën që këto blerje dëmtojnë vendin.
Realisht politika është duke përkrahur që të mos bien produktet serbe në Kosovë, sepse ato po kthehen në një financim të politikës dhe ushtrisë serbe kundër Kosovë, dhe çdo blerje e dëmton Kosovën nga ana jonë, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk duhet blerë produkte serbe, por janë edhe pengesat e vazhdueshme që Serbia ja bën produkteve tona që tentojnë të shiten në Serbi apo kalojnë përmes Serbisë në BE.



