Shteti Islamik merr përsipër sulmin në Liezh: Autori ishte “ushtari” ynë

Shteti Islamik merr përsipër sulmin në Liezh: Autori ishte “ushtari” ynë

Vrasësi i Liezhit ishte një “ushtar” i Shtetit Islamik. Ky i fundit ka marrë përsipër sulmin e djeshëm në qytetin belg, ku u vranë dy oficere policie dhe një kalimtar i rastësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur  faqja “Amaq”, me anë të së cilës shpërndan njoftimet Shteti Islamik.

Një person qëlloi dje për vdekje dy punonjës policie dhe një kalimtar në qytetin belg të Liezhit. Pak orë pas sulmit, në mediat vendase u raportua se ai kishte kryer një tjetër vrasje një ditë më parë.

Autori i identifikuar si Benjamin Herman kishte vrarë një ish-të burgosur me të cilin kishte kryer dënimin.

Paraditen e djeshme, Herman mori peng një pastruese të një shkolle në Liezh dhe më pas qëlloi për vdekje dy agjentë policie. Burime pranë policisë u thanë mediave belge se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” para se të qëllonte.

Televizioni belg RTBF bëri të ditur se Herman-it i ishte dhënë leje nga burgu ku kryente dënimin për shkelje që kanë të bëjnë me drogën. Mendohet se ai është radikalizuar në burg.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy