Malia Obama shfaqet në publik me të dashurin e ri

Malia Obama shfaqet në publik me të dashurin e ri

Malia Obama është fotografuar duke u shoqëruar me producentin muzikor Dawit Eklund në Los Angeles.

Vajza 24-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama dhe Eklund, 32 vjeç, u panë duke bërë një vizitë në Muzeun e Artit në Los Angeles të enjten.

Eklund bashkëthemeloi kompaninë diskografike 1432 R së bashku me Joyce Lim dhe Sami Yenigun në Uashington DC.

Daily Mail raporton se kjo është dalja e tretë publike për çiftin e mundshëm, pasi ata u kapën duke drekuar së bashku më 26 korrik dhe më pas përsëri gjatë një shëtitje të rastësishme më 2 gusht.

Faqja gjithashtu raporton se babai i Eklund është oficeri në pension i Departamentit të Shtetit, Jon Eklund, i cili ka punuar në disa ambasada amerikane në Afrikë. Nëna e tij, Yeshi Eklund, është nga Etiopia.

Malia më parë ishte në një marrëdhënie dashurie me Rory Farguharson, një shok shkolle në Harvard, me të cilin ajo filloi të takohej në 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy