Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga një personi në Tiranë

Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga një personi në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, ku është vënë në pranga një drejtues mjeti nën efektin e drogës.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h. 

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative 184 drejtues mjetesh për përdorim celulari; 167 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve; 87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy