Një çift nga Kamza janë arrestuar nga policia teksa tentuan të kalonin Portin e Durrësit.
Në makinën e tyre janë gjetur dhe më pas sekuestruar 5.5 kg lëndë narkotike, e cila kishte destinacion Italinë.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë Andi Pepnikën dhe bashkëshorten e tij Dezdimona Jahelezi.



