Konçesionet dhe PPP-të/ Berisha, thirrje KE: Kushtëzoni çdo qindarkë derisa të jetë kjo qeveri

Konçesionet dhe PPP-të/ Berisha, thirrje KE: Kushtëzoni çdo qindarkë derisa të jetë kjo qeveri

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha i kërkoi Komisionit Europian, të kushtëzojë çdo qindarkë në prokurimet publike, në konçesione dhe në PPP-të në Shqipëri për sa kohë në qeveri të jetë kryeministri Rama.

Shfrytëzoj këtë rast që t’i shpreh mirënjohjen e thellë, Komisionin Europian, dhënë shqiptarëve në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Mirënjohja e thellë shkon për taksapaguesit e vendeve anëtare. Sigurisht që do ta miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohja, por e ftoj Komisionin Europian, i kërkoj Komisionit, të kushtëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij derisa të jetë kjo qeveri me kushtet që vijojnë:  Së pari, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standardet europiane në prokurimet publike, në konçesione dhe në Partneritetin Publik Privat. Kjo është të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri të tenderave sekretë që janë rritur me 20 herë!  Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike, sepse sot ç’po ndodh?!  Është e vërtetë që ju po jepni dhe po kontrolloni në njëfarë mënyre, implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera dhjetëra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë.  Ndaj të marrin fund tenderat sekretë! Impononi, qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot më të mëdha në planet të ndërtimeve publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy