Dhori: Rikthimi i Lulzim Bashës e ndan përfundimisht në dy pjesë PD

Dhori: Rikthimi i Lulzim Bashës e ndan përfundimisht në dy pjesë PD

Deputetja demokrate Ilda Dhori, thotë se tensionet në Partinë Demokratike, janë mes grupit të vogël të PD, e cila nuk e ka shumicën e anëtarësisë. Në një lidhje me MCN Live, ajo deklaroi se shumica vazhdon të jetë e rreshtuar krah Sali Berishës. Dhori thotë se largimi i Lulzim Bashës duhet të ishte pa kthim dhe duhet të tregojë që do i hapë rrugë një procesi të ri të krijimit të një lideri, që do të provohet në sfidat që ne presim. Sipas saj, rikthimi i zotit Basha e ndan në dy pjesë përfundimisht Partinë Demokratike. “Nëse pjesa që do që Basha të largohet dhe mos të rikthehet më në krye të partisë se ka aq shumë humbje dhe ka marrë gjithë kohën e nevojshme që mund ti dhuronte pushtetin, tani nuk ka më logjikë rikthimi i zotit Basha. Nëse zoti Basha nuk do të rikthehej, shpresoja se do të kishte një bashkim të PD ndoshta në një proces afatgjatë. Me rikthimin e Bashës i humb të gjitha shpresat që të ketë një bashkim të tillë. Është e qartë që zoti Basha pretendon të rikthehet në krye, se foltoret që ka nisur në të gjithë vendin e tregojnë se ai ka një ambicie për tu rikthyer në krye të partisë, qartazi kërkon të sheshojë dhe konfliktet me ata deputetë që e kanë kundërshtuar atë. Kushdo që të futet në garë e ka të vështirë, pasi Basha ka më shumë lidhje me anëtarësinë, mendoj se një pjesë të madhe i ka nën kontroll, aq sa për tu bërë kryetar. Se ata që janë bashkuar me zotin Berisha, kanë qëndruar besnik të grupit të PD-së zyrtare. Një pjesë e madhe e anëtarësisë që e kanë quajtur besëprerë, tradhtar etj., e kanë braktisur me kohë. Ndërsa ata që e kanë ndjekur janë, dhe ka bashki ku kanë dalë rezultatet në zgjedhje 50 me 50, si ish-kryetarë degësh që kanë ngelur besnikë të Bashës. Gjithë kjo sherrnajë është për zgjedhje brenda copëzës së vogël të PD-së. Dukshëm është që procesi të jetë sa më i cunguar në mënyrë që zotit Basha ti jepet fitorja." Dhori shtoi se Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi kanë udhëhequr dhe pjesën tjetër të deputetëve për të kundërshtuar ardhjen e Lulzim Bashës dhe se ka një lloj konflikti mes tyre dhe deputetëve të tjerë. “Janë ndër njerëzit më të besuar të zotit Basha, ndaj nuk e di si mund të jenë dinamikat në vazhdim. Asgjë nuk mund të përjashtohet. Kanë kundërshtuar ardhjen në krye të grupit të PD të zotit Basha dhe kanë kërkuar drejtim kolegjial gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk besoj se mund të ketë parti tjetër të Berishës në shtator, por ardhja në krye të PD e zotit Basha heq çdo mundësi për bashkim të PD. Zoti Basha ka qenë gjithmonë aty, në prapaskenë dhe në dijeni të gjithçkaje që do ndodhte. Mendoj se në duelin me zotin Berisha e ka pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por në kushtet ku ka arritur opozita, nuk di nëse e ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por mund të ketë mbështetjen e Edi Ramës."
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy