Reshjet / Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

Reshjet / Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

Ministria e Transportit njoftoi në mbrëmje se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Sipas burimeve zyrtare në disa akse rrugore ka patur rrëshqitje të materialeve të ngurta në trupin e rrugës, por është bërë e mundur nga kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e e rrugëve pastrimi i tyre.

MTI bën të ditur edhe disa nga asket rrugore që paraqitën probleme gjatë ditës së sotme në të cialt është ndërhyrë. Ka patur probleme në aksin Tepelenë- Gjirokastër te Uji i Ftohtë, ku ka ndodhur rrëshqitja e një masivi shkëmbor dhe pas ndërhyrjes së kompanisë së mirëmbajtjes situata është normalizuar.

Po ashtu ka patur vështirësi qarkullimi edhe në aksin Gjirokastër-Kakavijë si rezultat i vërshimit të ujrave mbi rrugë, por është ndërhyrë duke bërë të mundur normalizimin e qarkullimit. Situatë problematike ka qenë edhe grumbullimi i ujrave pranë City Park, autostrada Tiranë-Durrës, ku rrezikohej përmbytja e dhjetra bizneseve. Situata tani sipas MTI-së është normalizuar, pas ndërhyrjeve.

Një masiv shkëmbor ka rënë edhe në aksin Librazhd-Prrenjas ku fillimisht trafiku u lejua vetëm në një korsi dhe pas ndërhyrjes së firmës së mirëmbajtjes situata u vu nën kontroll dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht. Probleme serioze paraqet Rruga e Kombit ku janë aktivizuar disa skarpata të përmasave të mëdha dhe që kërkojnë vëmendje për ndërhyrje. Gjithsesi kalimi i mjeteve në këtë aks nuk ka probleme. Dëmtime të rënda ka pësuar rruga Bajram Curri-Valbonë ku qarkullimi kryhet me vështirësi. MTI bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren duke monituar situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy