Kume: Është risi fakti që PD i ka caktuar kaq herët drejtuesit politikë, koha do të shuajë përplasjet brenda opozitës (VIDEO)

Kume: Është risi fakti që PD i ka caktuar kaq herët drejtuesit politikë, koha do të shuajë përplasjet brenda opozitës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se është një risi, fakti që PD ka caktuar kaq herët drejtuesit politikë për zgjedhjet e 2025.

Duke vijuar, Kume tha se koha do të shërbejë për të shuar përplasjet dhe mosdakordësitë brenda opozitës.

Rrallëherë kemi parë që PD t’i ketë caktuar kaq herët drejtuesit politikë, për të nisur punën organizative, për të krijuar një frymë. Dihet qartë, ndihet mungesa e Berishës në terren.

Nga njëra anë kemi mazhorancën që mbledh asamblenë dhe i cakton dhe në krye ka liderin, nga ana tjetër kemi dhe PD që i diskuton. Ka dhe mosdakordësi. Edhe në 2021, fillimisht ka pasur kontestime, por u sheshuan. Besoj, them se faktori kohë do të shërbejë për të kuruar plagët e përplasjes që ka pasur në opozitë.

Ekipi është gjëja e parë që jep impakt, pastaj mënyra si do e prezantojnë programin e tyre.

Arma më e fortë e opozitës është fakti që janë 12 vite në opozitë, kjo do të thotë një farë “zhveshjeje” dhe mundësia për të zgjedhur një ekip të ri, të pastër dhe pa asnjë mëkat. Fryma e re mund të jetë arma e fortë për t’i bindur qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy