Një nga ekspertët më të njohur të së drejtës në vend, ish-zv.ministri i drejtësisë Sokol Hazizaj, deklaroi në një intervistë për Tema TV se reforma në drejtësi ka nisur me problem dhe drafti është konfliktual. Ish-deputeti socialist ka rrëzuar si në formë ashtu edhe në përmbajtje, draftin që parashikon një rinovim nga e para të sistemit gjyqësor. Sipas Hazizaj, nuk mund të fshihet gjithë kjo reform institucionale duke u future në Kushtetutë, e cila parashikon kryesisht parime të përgjithshme.



