Më shumë se 68 000 personave iu është dashur të largohen nga banesat e tyre në Mosul që prej fillimit, pesë javë më parë, të një ofensivë të gjerë për rimarrjen e qytetit të dytë në Irak xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot OKB.
Ka pasur zhvendosje më të konsiderueshme gjatë javëve të fundit se ditët e mëparshme, luftimet po zhvillohen tashmë në sektorët më të populluar të qytetit.
“Rreth 68 550 persona janë zhvendosur aktualisht dhe kanë nevojë për asistencë humanitare”, konfirmoi zyra e koordinimit të Çështjeve humanitare të OKB-së (OCHA) në një komunikatë.
OCHA nënvizozi se është gjithmonë e më shumë komplekse t’i përgjigjesh nevojave humanitare të popullsisë që prej fillimit më 17 tetor të ofensivës në Mosul.
Nevojat humanitare janë shumë të rëndësishme për familjet e zhendosura si brenda ashtu dhe jashtë kampeve, personat e shpëtuar nga sektorët e marrë dhe ato të arratisur nga luftimet e dhunshme në qytetin e Mosulit”, thekson komunikata.



