
Kryediplomati italian Antonio Tajani paralajmëroi se më 22 dhjetor do të vizitojë Shqipërinë, për të parë nga afër vendin ku mund të ngrihen qendrat për emigrantët, në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm
Tajani e bëri me dije këtë lajm, në një prononcim për “Rainews 24”.
“Më 22 dhjetor do të jem në Shqipëri dhe do të takoj kryeministrin Edi Rama”, tha ai në konferencën për media.
Ndër të tjera Tajani tha se emigrantët do të kthehen sërish në vendet e origjinës.
Ai u shpreh se nuk është i shqetësuar për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Tajani shtoi se çdo rast nuk dëshiron të ndërhyjë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.



