
Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se ka pasur një fletë-thirrje të dërguar nga prokurorja Enkeleda Millonai, që po zhvillohen hetime për aferën e inceneratorëve. Mësohet se Arben Ahmetaj nuk ka qenë i shoqëruar me avokatin e tij. Rusta raporton se pritet të ketë një seancë marrjeje në pyetje për Ahmetajn, por nuk përjashtohet mundësia e komunikimit të një akuze.



