Sondazhi nga Qendra për Studime të Sigurisë: Shqiptarët dhe serbët e konsiderojnë dialogun jotransparent

Sondazhi nga Qendra për Studime të Sigurisë: Shqiptarët dhe serbët e konsiderojnë dialogun jotransparent

Një hulumtim i kryer në Kosovë dhe Serbi, nga Qendrat për Studime të Sigurisë për llogari të Institutit për Politikë të Jashtme të Universitetit John Hopkins, ka nxjerrur se 31 për qind e kosovarëve dhe mbi 50 për qind e serbëve të anketuar, nuk e dinë se çfarë janë synimet në dialogun i cili po ndërmjetësohet nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Kjo është pasqyrë e asaj si njerëzit e shohin dialogun, pasi në këtë formë iu është prezantuar nga qeveritë e tyre, e që shumica janë të mbyllura në këtë proces”, vlerësoi në analizën e tij, Nikola Burazer, drejtor i programit në Qendrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Bazur në të dhënat e publikuara, mbi 48 për qind e serbëve e shohin si zgjidhje të vetme kthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë, duke ia ofruar një autonomi të gjerë, ndërkaq mbi 76 për qind e kosovarëve presin që zgjidhja finale të jetë njohja e ndërsjellë.

Në të dyja vendet, qytetarët e mbështesin vazhdimin e dialogut, por shumica prej tyre e konsiderojnë atë jotransparent.

Po ashtu, shumica dërmuese e të anketuarve janë shprehur kundër idesë për shkëmbim territorial. Në Kosovë vetëm 6 për qind e mbështesin këtë ide, ndërkaq në Serbi vetëm 4.2 për qind.

Ndërkaq, 9 për qind e kosovarëve e mbështesin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mbi 72 për qind e të anketuarve në Serbi, nuk besojnë se do të arrihet marrëveshje e paqes ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Ndërkaq, 49 për qind e të anketuarve në Kosovë, besojnë se kjo është e mundshme.

Shumica e serbëve (51 për qind e të anketuarve) mendojnë se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, ndryshe nga kosovarët që besojnë se do të jenë pjesë e këtij institucioni.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nisi më 2011. Ky proces, që ka për qëllim normalizimin e raporteve mes dy shteteve, u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës, vendosi taksë prej 100 për qind ndaj produkteve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Më pas taksa u pasua me reciprocitet. Por, me të marrë detyrën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, hoqi të gjitha masat, me qëllim që t'i jepej shans vazhdimit të dialogut.

Dialogu në Bruksel rinisi në korrik të këtij viti, ku u mbajtën takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi i korrikut u pasua nga një takim në shtator, por që atëherë, palët nuk janë takuar ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy