Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, intervistë e realizuar në ambientet e Rozafa Fish City, sëbashku me një grup të rinjsh.
Për pak minuta Luca dhe Rakipi “ndërruan” rolet dhe biznesmeni bëri disa pyetje ku njw prej tyre ishte se cili është epiteti më i rëndë që Ylli Rakipi do t’i vinte vetes.

Më ka pyetur shumë vite më parë Muç Nano, bënte emisionin Deja vu. Më nxori fotografinë time dhe më pyeti, c ‘mendon për këtë? Mu kujtua një frazë e Azem Shkrelit, “Sikur të shiheshim me veten sy më sy, do të putheshim apo do të ishim tuj pështy?
“Muçi më pyeti, po ti çfarë do të bëje? Për të pështyrë nuk e di i thashë, por për të puthur, kurrë në botë… Ka shumë vite kjo, pra në njëfarë mënyre ta thashë.



