
Akademiku Artan Fuga tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se në administratën tonë publike nëpunësi është i varur nga politika dhe se në të mungon burokracia.
Duke vijuar Fuga tha se sa kohë drejtoritë dhe agjencitë të jenë nën kontrollit politik dhe të mos ofrojnë transparencë do të ndodhin ngjarje akoma me të rënda sesa abuzimet tek AKSHI.
Duhet që nëpunësi i administratës të ketë status të fuqishëm dhe të mos ndiejë varësi nga politika. Kur e humbet këtë autonomi dhe dinjitet, ky nëpunës bëhet shërbëtor dhe mund ta përdorësh për çfarë të duash. Mund ta përdorë drejtori apo drejtoresha si do.
E dyta në administratën tonë publike, nuk është ajo që quhet burokraci. Do të thotë që një nëpunës ka kompetencën e vet dhe atë nuk mund t’i marrë askush. Nuk mund të vendosë askush veç atij.
E treta tek ne ka një problem shumë të madh, me ato që quhen organizma publikë që kanë njëlloj autonomie, siç janë drejtoritë apo agjencitë, që gjoja kanë autonomi, por janë tërësisht nën kontrollin politik.
Nëse nuk e hapim administratën ndaj mediave, shoqërisë civile, opozitës do të kemi një administratë që i ngjan një bodrumi të paajrosur.
Mund të presim dhe informacione të tjera më të rënda sesa kjo.
Nëpunësit në këto kushte mund të kenë frikë dhe të japin edhe dorëheqje. Çështja e zgjedhjeve, demokracisë, vullnetit të lirë të qytetarëve bazohen në disa norma. Nëse nuk respektohet është e kotë.
I ndalur tek situata në PD, Fuga tha se çdo institucion që vonohen në reformimin e vet merr goditje nga brenda dhe nga jashtë.
Nuk e kuptoj këtë frikë, mund të ketë demokratë të cilët mund të shkojnë të dëgjoijnë dhe Salinajin dhe Berishën, dhe Nokës. Faktio që mbushet salla për njërin dhe tjetrin nuk do të thotë që janë kundër të tjerëve sikurse mediat e provokon shpeshherë PD dhe ata bien në kurth në vend që të kenë hapje.
Çdo institucion që vonohet në reformimin e vet merr goditje nga brenda dhe jashtë.



