
Sipas të dhënave më të fundit të EUROSTAT, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë duke lënë pas vetëm rajonin e Vanit në Turqi. Sipas shifrave fuqia blerëse në Shqipëri është sa 25% e mesatares së vendeve të BE. Qarqet më të varfra janë Dibra dhe Kukësi.
Agron Nuredinaj, nënkryetar i Bashkisë Kukës tha në studion e MCN Informacion se arsyeja kryesore e këtyre treguesve janë lëvizjet demografike të njerëzve.
Duke vijuar, Nuredinaj tha se vitet e fundit Kukësi dhe zonat përreth po zhvillohen.
Sipas këndvështrimit tonë një nga shkaqet kryesore për këtë tregues është lëvizja e njerëzve, nga qyteti i Kukësit dhe zonave të thella drejt Tiranës dhe zonave më urbane.
Vitet e fundit qyteti i Kukësit po zhvillohet në disa drejtime si në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe turizëm. Ka shumë boshllëqe të trashëguara ndër vite. Bashkia e Kukësit ka punuar fort në përthithjen e fondeve si nga pushteti qendror, po ashtu dhe nga donatorë të huaj.
Kemi hapje të bizneseve dhe nëpër zonat e thella, në Shishtavec, Bushtricë.



