Video/ Moti i keq në Vlorë, rrëshqitje dherash dhe probleme në disa zona në plazh

Video/ Moti i keq në Vlorë, rrëshqitje dherash dhe probleme në disa zona në plazh

Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës duke e shoqëruar me reshje me intensitet të lartë të cilat kanë krijuar një sërë problemesh.

Sipas informacioneve mësohet se për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka pasur dëmtime serioze në sheslonge në zonën e Lungomares dhe probleme janë konstatuar edhe në zona të tjera në plazh.

Ndër të tjera mësohet se për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të mëdha dherash në rrugën e lagjes 10 korriku, aty ku punohet për normalizimin e situatës dhe mos patur probleme në lëvizjen e automjeteve.

Gjithashtu gjatë natës ka pasur dhe ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa fshatra të Vlorës, por edhe në brendësi të qytetit për shkak të erës së fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy