
Një student i universitetit të Auckland-it në Zelandën e Re ka krijuar "sanduiçin e tokës", me një të huaj në Spanjë, pas një kërkimi të gjatë për një bashkëpunëtor.
Etienne Naude, 19 vjeçe, vendosi një copë bukë të bardhë në tokë në plazhin Bucklands në Auckland, pasi kishte përllogaritur saktësisht pozicionin në anën tjetër të globit ku duhej vënë feta tjetër e bukës. Ai kërkoi ndihmë në Reddit, duke saktësuar se bashkëpunëtori i tij duhej të ishte nga jugu i Spanjës.
Të dy meshkujt - të panjohur për njëri-tjetrin - kishin 12 724 km tokë midis tyre, duke krijuar kështu një "sanduiç toke".
Për këtë ata përdorën të dhënat e marra nga Google Maps. Naude tha se ky kishte qenë një qëllim afatgjatë i tij.
I riu në Zelandën e Re dhe ai në Spanjë ishin në dy pikat e kundërta të globit, të cilat kanë një diferencë kohore prej 12 orësh.
Naude fillimisht u përpoq të gjente një bashkëpunëtor të gatshëm në Spanjën Jugore duke përdorur kontakte miqsh dhe familjare, por kur kjo dështoi ai përdori rrjetin Reddit.




