
1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që mbahen sot.
Porcesi ka nisur në 19 komuna, me 614 qendra votimi, të cilat janë hapur që nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19 të darkës.
Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga vëzhguesit e subjekteve politike, mediat, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe ambasadat e akredituara në vend.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së do të jetë më shumë se 12 mijë.
Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur me 22 tetor.



