
Gazetari Artur Çani foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV lidhur me procesin zgjedhor.
Çani tha se i druhet pjesës pas procesit zgjedhor, ndërkohë që shtoi se kur flasin politikanët mund të derdhet edhe gjak.
“Besoj që procesi do jetë i qetë, i druhem pjesës pas procesit. Kur flisnin politikanët pati edhe gjak, sot ata kanë heshtur, por nuk e di çfarë do ndodhë pasi këto të fillojnë të flasin. Është e vështirë që këta të pranojnë humbjen”, tha Çani.
Ai po ashtu shtoi se nëse kryeministri Edi Rama merr një mandat të tretë do të jetë shumë më i fuqishëm dhe më e vështirë për tu hequr krahasuar me Lulzim Bashën që mund të marrë pushtetin dhe pas katër vitesh mund të rrëzohet.
“Bashën nuk e kemi parë si kryeministër, vetëm si kryetar bashkie që nuk është se pati ndonjë rezultat për shumë arsye. Nëse fiton Basha do jetë shumë e thjeshtë që pas katër vitesh ta heqësh, ndryshe nga Rama të cilit i bëhen 12 vite dhe do jetë shumë më e vështirë për ta lëkundur”, tha Çani.



