Horror në Spanjë, nënës së re i ndahet trupi në dysh nga ashensori pak minuta pasi lindi fëmijën

Horror në Spanjë, nënës së re i ndahet trupi në dysh nga ashensori pak minuta pasi lindi fëmijën

Ajo që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës është kthyer në tragjedi për një grua në Spanjë. Rocío Cortés Núñez është paraqitur në spital gati për të lindur, me shpresën se disa orë më pas do të kthehej te i shoqi dhe dy vogëlushet e saj 3 dhe 4 vjeç me fëmijën e tretë në dorë.

Por e diela e një feste të tillë është kthyer në një tragjedi me nota horror për 25-vjeçaren nga Dos Hermanas, pranë Sevilies.

Sapo ka sjellë në jetë vajzën e saj të tretë, ndërsa e transportonin nga salla e lindjes, për shkak të një defekti të ashensorit, dera e të cilit është mbyllur pa u futur mirë brenda barrela, trupi i saj është ndarë më dysh.

Ngjarja horror ka ndodhur në spitalin e Valme di Siviglia. Një grupi punonjësish të policisë dhe zjarrfikësve u janë dashur dy orë për të hequr trupin nga vendi i ngjarjes. Fatmirëisht bebja është mirë,  pasi ishte dërguar në një repart tjetër për një kontroll të zemrës, gjë që i ka shpëtuar jetën, pasi zakonisht bebet transportohen për në dhomën e shtrimit në barrel së bashku me nënën.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për ngjarjen. Drejtori i spitalit ka thënë se defekti i ashensorit ishte konstatuar dhe impianti ishte kontrolluar së fundmi më 12 gusht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy