Zgjedhjet evropiane për institucionet e BE-së, zënë pak ose fare pak vëmendje në prizmin e mediave amerikane, vlerëson në një komunikim për MCN lajme, gazetari Robert Papa, autor i Emisionit ‘Fokus në MCN’.

Ai thotë se amerikanët nuk kanë interes politikisht se çfarë ndodh në Evropë.
Këtu shumë pak media e pasqyrojnë se çfarë ndodh me votimet në Evropë, i japin pak hapësirë politikës së jashtme. Shumë pak edhe nga ana e biznesit nuk ka interes për amerikanët se çfarë ndodh në Evropë, gjithmonë ka ndodh kështu. Ata kanë më shumë interes për vende si Britania e Madhe, Gjermania, mbase edhe Franca, për shumë vende jam i bindur se amerikanët ngatërrojnë edhe disa vende të kategorisë së dytë të BE-së. Natyrisht se elita politike kanë interes dhe e trajtojnë por janë shumë pak, në përgjithësi amerikani nuk ka interes politikisht se çfarë ndodh në Evropë.
Në prizmin e tij, gazetari Papa, numëron arsyet që sipas tij sollën pak votues të interesuar për të zgjedhur përfaqësuesit në institucionet e BE-së.
Sipas tij, ndarja e Evropës në shumë anëtarë si dhe ndër të tjera mangësia e BE-së si organizëm politik e ushtarak, janë shkaqet që çuan në votën abstenuese të evropianëve.
Nëse është 50%-51% votime, e njëjta shifër është edhe në Amerikë.
Analistët e shikojnë nga të dy anët. Ose gjendja është shumë e mirë dhe njerëzit pëlqejnë status-quon, ose votuesit e kanë humbur besueshmërinë te politikanët dhe nuk shikojnë ndonjë zgjidhje nëse ata do të shkojë të votojnë.
Unë më shumë besoj se është kjo e dyta. Aq më tepër që Parlamenti Evropian ka krijuar idenë se është më shumë një grup, një klub burokratësh me rroga shumë të majme, që faktikisht nuk funksionon siç është të zgjedhësh një senator, ose një kongresmen këtu ose në Britani. Ndaj, është kjo shifër e ulët dhe ndarja e Evropës, në shumë anëtarë dhe duke ditur se BE është më shumë një organizëm ekononomike, nuk e ka treguar forcën si organizëm politik dhe ushtarak.
Duke munguar kjo edhe votimet janë në këto shkallë të ulët.
Ka edhe një përplasje në Evropë, unë e kuptoi e majta siç konceptohet atje dhe e djathta në Evrope, por ajo e djathta ekstreme nuk ka lidhje me republikanët këtu dhe e majta evropiane nuk ka lidhje me të majtën amerikane.
Elita politike e shikon më vëmendje sepse do të dijë kush do të kontrollojë BE-në dhe se çfarë marrëdhënie do të kenë nëse do të jetë Biden ose Trump.



