Miroslav Lajçak po përpiqet të bindë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç të marrë pjesë në Samitin e BE që do të mbahet në Tiranë.
Për këtë arsye Lajçak do të shkojë sot në Beograd. Kujtojmë që arsyeja përse presidenti serb anuloi pjesëmarrjen në Tiranë ishte emërimi i Nenad Rashiç si minister për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Vuçiç nuk ka rrugë tjetër pos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Kurti e ka konsideruar Vuçiçin si student politik të Sheshelit.



