
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 24 vjeçarin R.H., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe.
I njëjti sipas policisë, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Poashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
- E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



