Kampionia e tenisit, Petra Kvitova, është bërë pre e një sulmi me thikë në shtëpinë e saj. Dy herë kampionia e Uimbelldonit ka mbetur e plagosur në dorën e majtë pas sulmit.
Ngjarja që dyshohet të ketë qenë grabitje ka ndodhur mëngjesin e së martës në shtëpinë e tenistes në qytetin çek, Prostejov.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur 26-vjeçarja njoftoi tërheqjen nga përfaqësimi i Republikës Çeke në kampionatin e tenisit për shkak të një dëmtimi në këmbë.



