
Kreu i partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, duke folur në MCN Live tha se forca që ai drejton është e përgatitur për dy variantet, daljen në koalicion apo më vete në zgjedhjet e 14 majit.
Roshi tha se Balli Kombëtar Demokrat është rreshtuar në krah të Berishës, që është një lider karizmatik dhe strateg.
S’besoj se është më e mira e mundshme, të jem i sinqertë. Ka një koalicion në planin politik, që të gjitha forcat opozitare janë kundër qeverisë, pastaj mekanizmat, modalitetet, është pak a shumë e ndryshme. Kodi ka krijuar një lloj lëmshi. Po ta shterosh hapësirën juridike Kodi ka edhe hapësira të tjera. Balli Kombëtar Demokrat do jetë në frymën e opozitës, jemi të përgatitur për dy variantet, por edhe për daljen më vete. Fryma opozitare është e rëndësishme, pastaj detyrohemi të dalim në koalicion apo më vete, kjo s’varet nga ne. Do dalim me vendim brenda dy-tre ditëve. Kodi thotë që njëra nga partitë anëtare të koalicionit duhet të jetë udhëheqëse dhe emrat e këshilltarëve do të jenë në një listë dhe në emrin e titullarit të koalicionit. Kandidati për kryetar bashkie do jetë një, ndërsa për këshilltar do jenë veç, ky do ishte varianti më i mirë. Ne duhet të forcojmë gravitetin e bindjeve të djathta brenda opozitës. Peshën politike e ka Berisha. Opozitën e udhëheq ai, ka karizëm, është strateg, ka eksperiencë. Unë e kam bërë zgjedhjen time në krah të z.Berisha. Por duhet të jemi realist për produktin. A kishte mundësi tjetër, për të dalë me partitë e vogla, kishte”.
Opozita s’ka shfaqur ndonjë grimë politike që të jetë kundër SHBA-ve. Çështja McGonigal ka hedhur hije dyshimi të forta që ka qenë pjesë e përgatitjes së non gratës. Në këtë kontekst mund të pritet një lloj reflektimi në të ardhmen nga administrata amerikane. Ne japim alternativën për të qeverisur këto bashki. Pas zgjedhjeve besoj që do formalizohen si parti politike. Do gjejnë një zgjidhje, për t’u bashkuar, për t’u ndarë. Ka zgjidhje që mos mbeten peng i vulës. Nuk besoj se fati i qindra mijëra njerëzve do shkelmohet. Besoj që zotësia e opozitës është që ka filluar të rimëkëmbet. I gjithë meraku im është që timoni të kthehet pak më djathtas. S’e mohoj dot që Ilir Meta del i fituar. Kur çdo gjë mund të dalë me siglën e tij, s’i mund të mohosh që del i fuqishëm. Kandidatë për kryetar s’do ketë asnjë nga aleatët, përfshirë z.Duka. Jemi të hapur, kemi qenë pozitiv në bisedime, për një koalicion më funksional në impaktin që jep në publik. Zero interes personal dhe partiak.



